Natën mes të dielës dhe të hënës, u pa një nga pamjet më mahnitëse në qiell, ajo që njihet si “Hëna e përgjakur”.
Duke rënë plotësisht nën hijen e Tokës, Hëna u errësua ngadalë përpara se të bëhet e kuqe e errët, raporton BBC.
Ajo u bë e dukshme me sy të lirë tek para agimit të së hënës në pjesën më të madhe të Evropës. Amerika pati një pamje të mrekullueshme të dielën në mbrëmje.
Hëna u duk më e madhe se zakonisht sepse ishte në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj, duke i dhënë asaj emrin super Hënë.
Por, çka thonë Kurani e Bibla për Eklipsin e Hënës?
Për këtë dukuri, ka sqarime edhe në librat e shenjtë.
Në Kuran thuhet se eklipset e Diellit dhe të Hënës ua kujtojnë krijesave varfërinë e tyre të madhe për Allahun dhe panevojshmërinë e plotë të Allahut për krijesat. Aty me ajete citohet Allahu i Madhëruar të këtë thënë se si ndryshon hëna, dhe se si eklipset do të jenë edhe pjesë e ditës së fundit të botës:
“Hënës i kemi caktuar faza; ajo përditë hahet e bëhet si rremi i përkulur i hurmës” {Jasin: 39}.
“Por, kur sytë t’i verbohen dhe të zihet Hëna dhe Dielli e Hëna të bashkohen, atë ditë njeriu do të thotë: “Ku të iki?” {El-Kijame: 7-10},