Ish-i dërguari i Donald Trump për Ballkanin, Richard Grenell ka mohuar gjenocidin e Serbisë ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, duke thënë se jo çdo krim lufte mund të quhet gjenocid.
Miku i ngushtë i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, por edhe një person me lidhje në Tiranë, Grenell ka shpërndarë një opinion të Jerusalem Post të po të njëjtës frymë.
Sipas Grenell, nëse quhet gjenocid një ngjarje ku u vranë mbi 8,000 persona, zhvlerësohet rëndësia e fjalës “gjenocid” siç është ai i Hitlerit ndaj hebrenjve.
Ja çfarë shkruan Grenell:
Kjo është kaq e vërtetë.
Jo të gjitha krimet e luftës duhet të etiketohen si gjenocid. Të quash disa krime të tjera të luftës me etiketën e Gjenocidit dobëson atë që bëri qeveria e atëhershme gjermane në 1941.