Struga e ka fituar sfidën e parë ndaj ekipit nga Armenia, Pyunik.
Loja ishte e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues në UEFA Conference League.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut triumfoi me rezultat 2-1.
Për skuadrën shqiptare, realizoi në minutin e 8-të Besart Ibraimi, nga pika e bardhë.
Derisa mysafirët barazuan po nga pika e bardhë në minutin e 23-të me Lucas Villela.
Ndërkaq, Stefan Spirovski, e vulosi rezultatin e takimit në minutin e 72-të, njofton Klankosova.tv
Nga minuti i 60-të, armenët mbetën me një futbollist më pak, ku Serhiy Valkulenko, u ndëshkua me të kuq.
Loja e kthimit në Armeni, do të zhvillohet javën tjetër.


























