Numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga lloji i ri i koronavirusit në të gjithë botën i tejkaloi 156.140 dhe numri i rasteve është rreth 2 milion e 275 mijë, ndërsa numri i të shëruarve është mbi 582 mijë e 500 shkruan Kosova Post.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), që janë kthyer tashmë në epiqendrën e pandemisë globale, numri i të vdekurve është 37.086 bashkë me 3.800 raste të reja në 24 orët e fundit, kurse ai i rasteve është shtuar me 35 mijë e 354 dhe ka arritur në 706.779, sipas të dhënave të publikuara nga universiteti “Johns Hopkins”. Nga Covid-19 në azilet e pleqve kanë vdekur të paktën 6 mijë e 900 vetë. Kjo shifër është e barabartë me rreth 1/5 e numrit të përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në ShBA. Politikania Betsy MCCaughey, ish-zëvendësguvernatorja e Nju-Jorkut dhe themeluesja e Komitetit për Reduktimin e Sëmundjeve Infektive thotë: “Azilet e pleqve janë si varreza masive. Këto qendra janë të mbipopulluara dhe pa personel të mjaftueshëm. Numri i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është akoma më i lartë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Spanjë, Itali, Francë dhe Gjermani. Viktimat nga Covid-19 në kryeqytetin Uashington dhe në shtetet Merilend dhe Virxhinia arritën në 20 mijë njerëz. Numri më i lartë i vdekjeve është në Nju-Jork, afërsisht 15.000. Nga ana tjetër Presidenti Donald Trump është shprehur se beson në mbarimin e rritjes së lakores së epidemisë Covid-19 në vend dhe se parashikimet për humbjet e jetëve për shkak të koronavirusit kanë rënë në 60 deri në 65 mijë.
Në 24 orët e fundit në Itali për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) kanë vdekur 575 persona të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 22.745. Kurse 96,7 për qind e 19.508 vdekjeve janë shkaktuar nga mungesa e aspiratorëve (pajisje për frymëmarrje artificiale). Në vend janë regjistruar edhe 355 raste të reja, shkalla më e ulët e rritjes ditore që nga fillimi i këtij muaji. Aktualisht në Itali kemi gjithsej 172.434 raste aktive me koronavirus, 42.727 pacientë të shëruar.
Në Spanjë, numri i vdekjeve është rritur me 565 persona të tjerë në 24 orët e fundit, në gjithsej 20.043, dhe rreth 200.000 njerëz janë infektuar.
Numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) në Francë është rritur me 761 persona të tjerë që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, edhe ka shkuar në 18.681. Në vend ka ende shumë se 149.130 të infektuar.
Numri i të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Holandë është shtuar me 142 të tjerë duke e çuar kështu në 3.601 numrin e përgjithshëm të viktimave, kurse numri i rasteve është shtuar me 1.140 raste të reja dhe ka arritur në 31.589 në total.
Në 24 orët e fundit, 888 persona të tjerë kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 15.464. Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Gjermani ka tejkaluar 4.405, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 142.569. Deri më tani, afro 85.400 pacientë janë shëruar nga virusi në vend.
Në Kanada, numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) u rrit me 440 persona të tjerë në 24 orët e fundit, duke shkuar në 1.356, dhe deri më tani janë identifikuar 32.857 persona pozitivë me koronavirus. Për të përmbushur nevojën në rritje për kujdes shëndetësor në institucionet e kujdesit shëndetësor në shtetin federal të Quebec janë thirrur në detyrë mjekët në pension dhe studentët e vitit të fundit të Fakulteteve të Mjekësisë.
Në vendin e Amerikës së Jugut, Peru numri i viktimave nga Covid-19 në 24 orët e kaluara është shtuar me 26 raste të reja dhe është rritur në 300, kurse numri i rasteve të infektuara është shtuar me 998 dhe ka shkuar në 13.489.
Humbjet e jetëve nga koronavirusi në disa vende të tjera perëndimore:
Spanjë – 20.043, Francë – 18.703, Angli – 15.469, Belgjikë – 5.453, Gjermani – 4.405, Holandë – 3.471, Brazil – 2.201, Suedi – 1.511, Zvicër – 1.366, Kanada – 1.356, Portugali – 657, Meksikë – 546, Irlandë – 530, Austri – 431, Ekuador – 421, Rumani – 411, Danimarkë – 336, Poloni – 332, Republika Dominikane – 200, Çeki – 173, Hungari – 172, Norvegji – 161, Kolumbi – 153, Argjentinë – 129, Kili – 116, Panama – 116, Serbi – 110, Greqi – 108.
Situata e koronavirusit (Covid-19) në vendet lindore
Në Kinë, ku lloj i ri i koronavirusit (Covid-19) është shfaqur për herë të parë dhe më pas është shndërruar në një pandemi globale, numri i të vdekurve nga 3.869 persona të raportuar më parë është shtuar 1.290 raste të tjera numri është rishikuar në një total prej 4.636, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara me infeksion është mbi 82 mijë e 780 njerëz. Në Iran, numri i të vdekurve është rritur në 5.031 bashkë me 73 vdekjet që janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i rasteve është rritur në rreth 80.870. Irani ka kërkuar kredi të huaja për t’i përdorur në luftën me koronavirusin, nga Banka Islame për Zhvillim ka kërkuar 130 milionë dollarë, kurse nga Banka Botërore ka kërkuar 50 milionë dollarë kredi.
Ministria e Shëndetësisë së Irakut ka njoftuar se numri i të vdekurve ishte rritur në 81 bashkë një pacientë që kishte ndërruar jetë 24 orët e fundit dhe numri i rasteve të infektuara është shtuar me 48 dhe ka shkruar në 1.482 raste dhe numri i të shëruarve është 906.
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Izrael është 158, kurse numri i rasteve ka shkuar në 13.107.
Administrata palestineze raportoi vdekjen e parë nga Covid-19 në Jerusalemin Lindor.
Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit thotë se numri i viktimave nga Covid-19 është rritur në 205, numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 2.844 bashkë me 171 rastet e reja që janë raportuar ndërsa 646 pacientë me koronavirus janë shëruar.
Një deklaratë nga ministria e Shëndetësisë e Marokut thotë se numri i të vdekurve është rritur në 137 bashkë me 6 vetë që kanë ndërruar jetë për shkak të virusit në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive të konfirmuara është 2.564 raste dhe numri i të shëruarve është rritur 281.
Numri i vdekje nga Covid-19 në Kuvajt është rritur në 6, në Katar ka shkuar në 8, kurse në Liban numri i rasteve është rritur në 672.
Në Arabinë Saudite, numri i vdekjeve nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) është rritur në 87, dhe deri në vend ka 7.142 raste aktive. Kryemyftiu i Arabisë Saudite, al-Shejh ka thënë se për shkak të epidemisë Covid-19 namazi i teravive dhe ai Bajramit të Ramazanit gjatë muajit të agjërimit (24 prill – 22 maj) do të falen në shtëpi.
Në Oman numri i vdekjeve është rritur në 6, kurse ai i rasteve ka shkuar në 1.180. Humbjet e jetëve nga koronavirusi në disa vende të tjera lindore:
Në Kinë – 4.632, Indonezi – 520, Indi – 488, Filipine – 387, Algjeri – 364, Rusi – 273, Koreja e Jugut – 232, Japoni – 203, Pakistan – 143, Ukrainë – 125.
Kurse numri i personave që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit të ri në mbarë kontinentin e Afrikës i ka kaluar të 1 mijë vetë, kurse numri i të infektuarve i është afruar 20 mijëve. Ditët e fundit është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve në kontinent. Për shkak të pamundësive në bërjen e testeve dhe në kurim ka shqetësime se së shpejti kontinenti do të jetë epiqendra e re pandemisë pas Evropës dhe ShBA-së.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga Covid-19, thuhet se 581.161 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi i ri.
Vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara janë Gjermania, me 85.400, Kina me 78.445, Spanja me 74.797, SHBA-ja me 63.523, Irani me 55.987, Italia me 42.727 dhe Franca me 35.018.