Sot Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar në të cilën kanë vendosur që shumë shpejt do të zhvillojnë një ndeshje futbolli me deputetët e Parlamentit të Kosovës.
Ky vendim, vjen me rastin e inaugurimit të stadiumit të tyre të ri. Ndeshja pritet të zhvillohet në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.
Sipas A2 CNN, kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi i ka njoftuar socialistët se në ekipin e Shqipërisë do jenë edhe deputetë nga opozita.