Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, theksoi se qëndrimi i Serbisë për dialogun me Kosovën është “kristal i qartë”.
Ai ka rikujtuar fjalët e presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk ka bisedime të mëtejshme derisa të përmbushet Marrëveshja e Brukselit dhe se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohja ndërkombëtare janë të papranueshme.
Po ashtu ai ka shtuar se ‘vijë e kuqe’ e Serbisë është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Kjo është e padiskutueshme, dhe kjo është një gjë. Dhe së dyti, dihet se ne nuk mund ta pranojmë atë për të cilën po fliste presidenti (Heusgen, presidenti i Konferencës së Sigurisë)- anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke iu referuar OKB-së, sepse jo të gjitha organizatat ndërkombëtare janë të njëjta“, ka theksuar Daçiq për Euronews Serbia.