Policia ka dhënë më shumë detaje rreth plagosjes që ndodhi në një poligon të Novobërdës.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në poligonin e gjuajtjes, të dyshuarit i është bllokuar arma, me ç’rast të njëjtit dyshohet se nga pakujdesia aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka qëlluan zyrtarin e policisë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit është arrestuar personi i dyshuar dhe instruktori i poligonit për gjuajtje i dyshuari mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Si prova materiale lidhur me rastin janë sekuestruar tri armë zjarri, rasti nën hetime.