Danimarka siguron biletën për në Botërorin ‘Rusi 2018′

Danimarka siguron biletën për në Botërorin ‘Rusi 2018′

Europa ka përcaktuar mbrëmjen e sotme skuadrën e fundit që do të marrë pjesë në Kampionatin Kotëror ‘Rusi 2018’, Danimarkën.

Sfida e luajtur në Dublin, mes Irlandës vendase dhe Danimarkës, përfundoi me fitoren 1-5, për këtë të fundit, me mesfushorin e Tottenhamit, Eriksen, që shënoi 3 herë në portën e irlandezëve.

Irlanda e nisi mjaft mirë sfidën, teksa gjeti avantazhin që në minutën e 6’, me anë të qendërmbrojtësit Duffy, që dërgoi në rrjetë topin, pas një rrëmuje në zonën e danezëve.

Gjithsesi, Danimarka nuk e humb toruan dhe fillon një presing mbytës ndaj vendasve, deri sa gjen golin e barazimit në minutën e 29’, kur irlandezi Christie dërgon topin në portën e tij.

Vetëm 2 minuta më pas fillon Eriksen-show, që shënon fillimisht golin e avantazhit dhe në pjesën e dytë shënon edhe 2 gola të tjerë, duke siguruar përfundimisht kualifikimin për në Botëror.

Në minutën e parë shtesë, nuk mungoi as firma e Niklas Bendtner, që shndërroi në gol, një 11-metërsh të fituar nga danezët dhe vulosi rezultatin final 1-5.

Kështu, Danimarka shënon në Irlandë, golat që nuk arriti t’i realizojë në Kopenhagen dhe bëhet skuadra e 30-të, që siguron biletën për në Botërorin ‘Rusi 2018’./syri.net/

You may also like

Analisti i njohur tallet keq me PDK-në

Analisiti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar me Partinë