Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, i shoqëruar nga deputeti Besian Mustafa, mëngjesin e së shtunës kanë ecur mbi rrugët e lagjes Dardania, ku kanë diskutuar me banorët për problemet me të cilat përballen ata çdo ditë.
Rama ka folur me banorët për mungesën e rrymës elektrike, për instalimet e reja të gypave të ujit, për infrastrukturën rrugore dhe për rregullimin e pllatosë.
“Çdo intervenim është i duhur për Dardaninë!”, thotë Përparim Rama, në shkrimin e tij.
Shkrimi i plotë:
Nuk e di sa ecëm por e di se ishte një bisedë tejet produktive me plot ide dhe plane.🏙
Bashkë me qytetarët e Dardanisë ecëm rrugëve të kësaj lagjeje dhe diskutuam për secilën pjesë të saj, gjatë gjithë rrugës na shoqëroi një energji pozitive dhe shumë miqësore.
Folëm për problemet bazike të kësaj lagjeje, për mungesën e rrymës elektrike, për instalimet e reja të gypave të ujit, për infrastrukturën rrugore dhe për rregullimin e pllatosë.
Çdo intervenim është i duhur për Dardaninë!