Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ishte pjesëmarrës në Amstetten të Austrisë, aty ku u kremtua Darka e Lamës.
Me këtë rast, Quni bënë të ditur se u prezantua edhe kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, Lisa Rugova.
“Tradita jonë shekullore e kremtimit të kësaj ngjarjeje, merr kuptim përmbajtësor kur organizohet nga familja politike e themeltarit të shtetit tonë, Dr. Ibrahim Rugovës, i cili e organizonte gjithmonë duke ngjallur traditën dhe fuqizimin e identitetit tonë. Me këtë rast, nga kryetari i degës së LDK-së Yll Blakaj, u prezantua edhe kandidatja për deputete në radhët e LDK-së, znj. Lisa Rugova”, ka shkruar Quni në Facebook, transmeton KosovaPost.
“I përgëzoj organizatorët në krye me kryetarin e nëndegës së LDK-së në Amstetten, z. Besart Berisha. Faleminderit Mërgatë!”.