Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se sikurse BE-ja, edhe ShBA-ja është e mendimit se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e Dialogut.
Në një postim në X, Miller tha se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, por për Kosovën pati një kërkesë specifike – themelimin e Asociacionit, raporton Klan Kosova.
“Ne pajtohemi me BE-në se projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e Dialogut. Kosova dhe Serbia secila duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023 duke përfshirë AKS-në dhe zgjidhjet e Dialogut për të gjithë qytetarët, përfshirë për serbët në Kosovë”, u shpreh zëdhënësi i DASh.
We agree with the EU that Serbia’s draft legislation claiming legal jurisdiction in Kosovo violates Dialogue obligations. Kosovo and Serbia each should implement the 2023 agreement including ASM, and the Dialogue’s solutions for all citizens, including Serbs in Kosovo.
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) October 31, 2024