“Nuk mund të lejojmë që demokratët të vjedhin edhe Senatin. Demokratët nuk e do e marrin këtë Shtëpi të Bardhë. Do të luftojmë”.
Deklarata e fortë vjen nga vetë presidenti në detyrë i SHBA-ve Donald Trump në Georgia, pak para balotazhit se kush do e kontrollojë Senatin, republikanët apo demokratët.
Si presidenti i zgjedhur Joe Biden ashtu edhe presidenti në largim Donald Trump mbajtën tubime të hënën në shtetin e Georgias, ku dy gara balotazhi ditën e sotme do të përcaktojnë nëse republikanët apo demokratët do të kenë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara.
Rezultati i garave për Senatin do të ndikojë në mënyrë dramatike tek funksionimi i legjislativit në gjysmën e parë të mandatit katër-vjeçar të zotit Biden në Shtëpinë e Bardhë.Oranews