Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se “Serbia nuk e harron të kaluarën e saj gjenocidale”.
Reagimi i tij erdhi pasi ministrja e Kulturës në Serbi, Maja Gojkoviq, e lëshoi sallën kur ekipi i Kosovës fitoi çmimin kryesor në Biennalen e Venedikut.
Zulfaj theksoi se Gojkoviq, është edhe një mbetje tjetër e epokës së Millosheviqit.
“Serbia ka dështuar të pranojë dhe të përballet me krimet e të kaluarës”, tha ai.