Opozitari rus Alexei Navalny, mori kujdesin e nevojshëm mjekësor në përputhje me gjendjen e tij mjekësore, njoftojnë nga burgu në Vladimir, përcjell Kosova Post.
“I burgosuri Navalny mori ndihmën e nevojshme mjekësore në përputhje me diagnozën e tij aktuale”, tha administrata e burgut në një deklaratë, siç raportohet nga TASS.
Navalny njoftoi një grevë urie dje, duke u ankuar për kujdesin joadekuat mjekësor në burg.
Sidoqoftë, administrata e burgut vlerësoi se Navalny po trajtohej në përputhje me ligjin dhe se kjo ishte e vërtetë për të gjithë të burgosurit.
“Rojet e burgut monitorojnë në mënyrë rigoroze nëse të drejtat e dikujt janë të rrezikuara dhe tregohet kujdes për t’i siguruar atyre një gjumë tetë orë. Gjatë ditës, rojet i vizitojnë ata, kalojnë pranë qelive dhe këto masa nuk shqetësojnë të burgosurit “, thuhet në njoftimin e administratës së burgut.