Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi i cili paralajmëroi një udhërrëfyes shtesë për Kosovën rreth liberalizimit të vizave, përcjell KosovaPost.
Përmes një statusi në “Facebook”, Deliu ka potencuar se Kosova ka përmbushur në përpikëri 95 kriteret e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave.
“Përveq kësaj, lista e kritereve të vendosura për Kosovën, ishte ndër listat më të gjata me obligimet që ne i morëm përsipër, për ti përmbushur. Kaq vite pas, në vend të lirisë së lëvizjes për kosovarët, edhe më tutje ka kërkesa absurde nga BE-ja për një udhërrëfyes të ri, për ‘shqetësime specifike’”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka thënë se i vetmi shqetësim për Bashkimin Evropian sot do të duhet të ishte izolimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës dhe humbja e kredibilitetit të vet BE-së.