Dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në territorin e Komunës së Malishevës kapin vlerën e 542 mijë e 840 euro, është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të publikuar nga komisioni për vlerësim.
“Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro”, thuhet në raport.
Raporti i plotë:
542 mijë e 840 euro janë dëmet e vërshimeve të fundit në Komunën e Malishevës
Vërshimet e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 542 mijë e 840 euro. Kështu është bërë e ditur në raportin e vlerësimit të bërë publik nga komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve, gjatë vërshimeve të fundit në janar të këtij viti.
Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ekonomitë familje, në vlerë prej 263 mijë e 600 euro, pastaj në biznese në vlerë prej 230 mijë e 300 euro, në bujqësi vlera e dëmit të vlerësuar është 11 mijë e 940 euro, në objekte publike 26 mijë euro dhe dëme tjera në vlerë prek 11 mijë euro.
Raporti i komisionit për vlerësimin e dëmeve:
Duke u bazuar në Aktvendimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës të datës 12.01.2021, nr. 01/11, për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqsit tjera në Komunën e Malishevës, komisioni menjëherë pas marrjes së këtij vendimi ka dalë në teren duke bashkëpunuar edhe me kryetarët e fshatrave, dhe ka bërë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuar nga reshjet e shiut dhe të borës.
Komisioni i përbërë prej 5 anëtarëve, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi, ka dalë në teren dhe e ka bërë vlerësimin sipas kategorive të ndryshme. Gjatë kësaj kohe kemi bërë mbi 116 vlerësime të dëmeve.
Ekonomi Familjare 263,600.00 €- Biznese 230,300.00 €- Objekte Bujqësi 11,940.00 €- Publike 26,000.00 € -Të tjera 11,000.oo €
TOTALI: 542,840.oo €.