Shumë prej nesh i ndjejnë ndryshimet në disponimin e tyre kur moti nis të ftohet. Kjo gjendje njihet me emrin – depresioni i dimrit.
Për të mos thënë të gjithë, gjysma e popullsisë në botë e përjetojnë këtë problem dhe nuk e dine se është moti ai që po ndikon në ndryshimin e disponimit të tyre. Ky “depresion” shfaqet kur shohim më pak diell, fillon nga vjeshta dhe vazhdon në dimër, ndërsa largohet me zgjatjen e ditës pra me ardhjen e pranverës.
Njihet si çrregullim afektiv sezonal dhe sjell çrregullim biokimik në tru, ndërsa simptomat ndër të tjera janë: lodhje dhe shtimi në peshë.
Mundohuni ta dispononi veten edhe në ditët e ftohta kur dielli perëndon shpejtë.