Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti aktualisht gjendet në Varshave.
Haliti së bashku me deputetin Driton Hysenin po marrin pjesë në mbledhjen e Asamblesë Paramentare të NATO-s në Poloni, njofton Klankosova.tv.
Në një postim në Facebook ku ka shpërndarë edhe fotografi, Haliti thotë se “duke ndarë përvojat tona parlamentare, po ndërtojmë ura të reja bashkëpunimi”.