Deputeti boshnjak i Kuvendit të Serbisë, Enis Imamoviq ka treguar për takimin që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kanë biseduar për përmbajtjen e planit franko-gjerman.
Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptarë e boshnjakë, ku kanë kërkuar nga Kurti reciprocitet të të drejtave me serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Imamovic përmes një shkrimi në Facebook tha se kanë tentuar që të kenë një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për të diskutuar rreth këtij plani, dhe për të drejtat që duhen gëzuar këto komunitete në Serbi, por thotë se ishte e pamundur një takim i tillë.
“Si përfaqësues të boshnjakëve, të gjithë qytetarëve të Sanxhakut dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për ne është e rëndësishme që të zbatohen parimet e marrëveshjes franko-gjermane dhe në zgjidhjen e problemeve të komuniteteve tona në Serbi. Kjo do të thotë se të gjitha të drejtat që serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, apo në Kosovë do t’u garantohen boshnjakëve dhe shqiptarëve në Serbi.