Ish-kryeministri, tash deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se bujqësia nuk po zhvillohet dhe se bujqësia është dështim total.
Hoti ka thënë se e vërteta është se bujqësia nuk po zhvillohet.
Ai shprehet se nuk ka investime në rritjen e tokave bujqësore nën ujitje.
“Nuk ka kreditim me kushte të volitshme për investime bujqësore. Nuk ka investime në teknologjinë e ruajtjes dhe përpunimit të ushqimeve”,shkruan Hoti në Facebook.