Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka propozuar disa masa të detajuara për dalje nga kriza ekonomike, përcjell Kosova Post.
Ai këto masa i ka postuar në llogarinë e tij në Facebook.
“Duke parë që Qeveria Kurti II është duke injoruar ndërmarrësit dhe prodhuesit vendor të cilët janë promotori i zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Postimi i plotë:
Duke parë që Qeveria Kurti II është duke injoruar ndërmarrësit dhe prodhuesit vendor të cilët janë promotori i zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.
Përveç propozimit të KQM në kuadër të PDK-së, unë si deputet i Kuvendit, i propozoj Qeverisë Kurti II t’i lejë anash inatet e saj dhe t’i pranojë rekomandimet tona, të cilat janë bërë për të mirën e qytetarëve dhe ndërmarrjeve private.
Rekomandimet e mia të cilat rrjedhin në bazë të konsultimeve me ekspertë dhe duke marrë për bazë kërkesat e ndërmarrësve privatë janë:
1. Të realizohet pagesa e TVSH-së nga konsumatori i fundit, e jo te ngarkohen bizneset duke paguar TVSH-në në doganë. Duke paguar TVSH-në pas shitjes së produktit, bizneset do të kenë mundësi të investojnë në blerje të lëndës së parë apo të investojnë në zhvillimin e prodhimtarisë!
2. Fiksimi i çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendorë për një kohe të caktuar me qëllim që të jenë konkurrues me prodhuesit e rajonit. Kjo do të realizohej me subvencionim të çmimit nga buxheti i Kosovës, mbi çmimin e fiksuar të energjisë elektrike.
3. Subvencionimi i veçantë i bizneseve prodhuese ku janë të punësuara gratë, me qëllim të stimulimit të punësimit për gratë, gjë e cila do të ndikonte më fuqizimine grave dhe ekonomive familjare!