Ariana Musliu Shoshi, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka pyetur Ministren e Jashtme Donika Gërvalla për gjendjen momentale në ministri, si dhe për postimin e fshirë në Twitter, shkruan Kosova Post.
Ministrja Gërvalla u përgjigj duke thënë se është kuptuar ndryshe nga shumica e njerëzve dhe se nuk ka pasur qëllim të keq.
“Është një mesazh që kemi dashur ta përçojmë, e që për qëllim ka pasur të tregojë se nuk është se perëndimi është i dobët, por Kosova është e fortë, si dhe qëndron fort në krahun e aleatëve të saj” ka thënë Gërvalla.
Tutje ajo tha se ai mesazh është keqkuptuar nga një pjese e njerëzve.
Deputetja Shoshi e ka cilësuar postimin si “skandal”, por Gërvalla shpjegoi që ka qenë lëshim i paqëllimshëm.
“Unë nuk mund ta zbukurojë, e as nuk dua ta zbukurojë” – ka thënë Gërvalla, duke u zotuar që lëshime të tilla më nuk do të ndodhin./KosovaPost/