Policia e Kosovës, në kuadër të raportit të saj për 24 orët e fundit, ka bërë të diturë se një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, trasmenton Kosova Post.
“Raportohet se nga familjarët është sjell pa shenja jete viktima mashkull kosovar në QKMF. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.