Kosova ka pësuar humbje nga Gjeorgjia (2-1) në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje që e dominoi por u ndëshkua nga dy gabime.
Vendasit e nisën për mrekulli takimin në përpjekje për ta gjetur golin, ndërsa rastin më të mirë e pati Milot Rashica, goditjen e të cilit e ndali portieri kundërshtar.
Por, një gabim të Aro Muriq, i cili nuk e kapi si duhet topin, duke lejuar futbollistin Tornike Okriashvili t’i kalonte mysafirët në epërsi (11’).
Me gjithë dëshirën për t’i barazuar shifrat, Dardanët nuk arrinin të ndërtonin reaksione të rrezikshme në zonën kundërshtare. Në anën tjetër, gjeorgjianët vazhdonin të insistonin, njëherësh duke ua ndërprerë vendasve aksionet.