Tentimi Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në muajin qershor apo korrik ka dështuar.
Kjo për faktin se këtë iniciativë nuk e kanë mbështetur dy partitë politike opozitare, LDK dhe AAK.
Analisti politik, Nexhmedin Spahiu në emisionin ‘Raporti’ e ka quajtur taktikë të Kurtit dështimin e iniciativës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, raporton gazeta10.
Sipas tij, PDK dhe Vetëvendosje me këtë përpjekje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme kanë pas për qëllim që të masin pulsin e votuesve të tyre.