Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të zhvillojë mbledhjen e paraparë për sot.
Në një konferencë për media, Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se mbledhja nuk është arritur të zhvillohet për shkak të mungesës së korumit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca se janë dy akte shumë të rëndësishme para qytetarëve ajo kur fitohet vota dhe kur bëhet betimi i deputetit.
“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë Grupet Parlamentare me të vëmendshme nuk kund të ketë funksionalizim meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme.Nënkryetarja Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel për arsye objektive, pastaj për njërin prej nënkryetarëve të Listës Serbe morëm lajmin se për disa arsye private personale s’ka mundur të jetë i pranishëm”, tha ai.
Tutje Glauk Konjufca theksoi se mbledhja e ardhshme parashihet të mbahet në fund të kësaj jave, por që nuk është e ditur ende saktësisht.
“Ndërsa nuk kemi informacione për kryetaren e Grupit multietnike, në mungesë të kuorumit nuk kishte mundësi të zhvillohet kjo mbledhje.
Mbledhjen e ardhshme nuk e dimë tash për tash por ma merr mendja se së shpejti, ndoshta në fund të kësaj jave”, përfundoi ai.