Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC-së), nuk kanë raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, shkaku i mungesës së kuorumit, raporton Kosova Post.
“Fatkeqësisht nuk kemi kuorum dhe fatkeqësisht jo të gjithë deputetët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Ligjërisht me mungesë të kuorumit mbledhje formale nuk mund të mbajmë”, tha Kryetari i Komisionit Ardian Gola.
Siç mëson Kosova Post, raportimi i anëtarëve të KShC-së, është shtyrë pas pushimeve të verës./KosovaPost/