Kuvendi Komunal i Rahovecitsot ka mbajtur mbledhjen mbledhjen konstiuive me pikë të vetme të rendit të ditës, zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit.
Por kjo nuk është arritur, pasiqë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë lëshuar seancën.
Fillimisht në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryesues është propozuar Afrim Dina. Kurse, LDK, PDK dhe VV nuk kanë propozuar asnjë kandidatë.
Më pas në emër të LDK-së, Burim Krasniqi tha se kjo parti nuk do të qëndrojë deri në fund në për ta zgjedhur kryesuesin, pasi sipas tij, nuk mund të funksionojë një asamble pa ndonjë marrëveshje me subjektet tjera.
“Unë po ndihem keq edhe për asamblistët e AAK-së edhe për të propozuarin për kryesues të Asamblesë Komunale, por për secilin delegat të asamblesë komunale kur tentohet të nënçmohet skajshmërish asambleja komunale. Nuk e di si mendohet me funksionu një asamble kur në seancën e parë është e ofenduar dhe ku tentohet me zgjedh kryesuesin pa asnjë lloj marrëveshje, qoftë me një parti politike apo çfarëdo formati që garanton numrin në asamble komunale. Për mua është e papranueshme,” tha ai.
Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i inkurajoi grupet e tjera politike që të bëjnë propozimet e veta pavarësisht rezultatit.
“Qudia më e madhe është pse nuk keni kandidat. Kjo është brengosëse për subjektet që nuk duan të propozojnë kandidatë të vet. Propozoni një dhe ja unë po iu ndihmojë, edhe ashtu keni mbajt plot takime të përbashkëta, është demokraci“, tha ai, transmeton Klankosova.tv.Ndërkohë, përfaqësues të VV-së dhe PDK-së lëshuan sallën e Kuvendit dhe seanca përfundoi në mungesë të kuorumit.