Detaje mbi ushtarin amerikan që vdiq në Kosovë

Detaje mbi ushtarin amerikan që vdiq në Kosovë

21 vjeçari amerikan Robert W. Jones ka vdekur në kampin e Bondsteel në Ferizaj teksa po shërbente si pjesë e ushtrisë amerikanë në Kosovë.

Ai vdiq në ditën kur kishte ditëlindjen dhe vdekja e tij ende mbetet nën hetime, pa asnjë konfirmim zyrtar për shkakun që i mori jetën të riut

“Ai ishte me të vërtetë një djalosh i mirë që gjithmonë e ka dashur ushtrinë”, thotë njëri nga ish-mësuesit e tij, sipas raportit të fundit nga mediat ndërkombëtare lidhur me këtë tragjedi.

Jones që ka shërbyer në Kosovë si pjesë e trupave të NATO-s, ishte martuar para 2 vitesh me dashurinë e tij nga gjimnazi, e cila së fundi po jetonte në Gjermani, që të ishte më afër Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Ai i donte shumë qentë dhe në Kosovë shërbente si trajnues qeni për ushtrinë.

Familjarët e përshkruajnë si të dashur dhe njeri që u rrit në familje të madhe dhe të dashur.

Për gati 20 vjet, forcat amerikane, së bashku me ata të aleancës dhe vendeve partnere, janë vendosur në Kosovë për të shërbyer në një mision paqeruajtës afatgjatë.

Trupat amerikan, shpesh të tërhequra nga njësitë e Gardës Kombëtare dhe të Rezervës, kanë patrolluar rregullisht në Kosovë që nga fushata e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që detyroi tërheqjen e trupave serbe.

You may also like

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasyshë që