Me 20.450 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve gjithsej deri më tani ka arritur në 6.305.158, ndërkohë me 30 vdekje, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 112.250, transmeton Kosova Post.
Në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 20.450 raste me koronavirusin e ri (COVID-19), shkruan AA.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 20.450 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve gjithsej deri më tani ka arritur në 6.305.158.
Me 30 vdekje në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 112.250. Në spitale vazhdojnë trajtimin 8.685 persona, prej të cilëve 1.556 në kujdesin intensiv.
Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në 7 ditët e fundit është regjistruar në 4,2 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 44.739.322, prej të cilëve 37.231.075 kanë marrë dozën e dytë ose të tretë të vaksinës.