“Më 22 mars 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Thaçit dhe Veselit, të dorëzuara më 21 shkurt 2022, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilin e lejoi ZPS-në që të ndryshojë pjesërisht aktakuzën në këtë çështje”, njoftojnë Dhomat e Specializuara .
Ish- udhëheqësit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po gjykohen në Hagë për krime lufte.
Aktakuza ndaj tyre u konfirmua më 26 tetor 2020.