Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë.
I njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur më 08 shkurt 2023.
I dyshuari nga policia është gjetur së bashku me viktimën e mitur, thuhet në raporton e policisë.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është gjetur së bashku me viktimën e mitur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj”, njofton policia.