Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët mbrëmjen e së hënës në Leposaviq.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.
Sipas tij, ende nuk dihen arsyen e këtij rasti.
“Po e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët. Arsyet ende nuk dihen”, ka thënë ai.
Siç mëson Telegrafi bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq