Klubi francez, Paris Sain-Germain para fansave të vet ka prezantuar yjet e rinj që iu bashkuan ekipit këtë merkato.
Bëhet fjalë për gjashtë herë fituesin e topit të artë dhe futbollistin më të mirë në botë Lionel Messi.
Një tjetër transferim ishte edhe mbrojtësi dhe ish kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos.
PSG arriti marrëveshje edhe me fituesin e Kampionatit Evropian dhe ish portierin e Milanos, Donnarumma.
Klubi nga Parisi e përfocoi edhe mesfushën ku nga Liverpooli transferoi mesfushorin Ëijnaldum dhe nga Interi mori Achraf Hakimi.
Apetitet e PSG-së janë rritur këtë sezon ku shihen si favorit për ta fituar Champions Leaguen pasi tashmë kanë një super skuadër dhe yje të shumtë në skuadër./KK