Futbollisti kroat, Anas Sharbini, ka befasuar të gjithë me fotot e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet duke sharruar dru.
37-vjeçari tani luan te skuadra e NK Rjecina ne nivele inferiore në futbollin kroat.
Kohën e lirë, ish-lojtari i Hajduk Splitit e kalon duke sharruar dru dhe kjo është bërë virale në rrjetet sociale.
Në të kaluarën Sharbini ka veshur edhe fanellën e kombëtares së Kroacisë, madje ka pasur fatin të përballet edhe me yllin argjentinas Lionel Mesi.
Vlera e futbollistit dikur ishte 4 milionë euro, kurse tani është afër pensionimit.s.n.