Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar sot 23 vjetorin e eksodit shqiptarë, përcjell KosovsPost.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë.
“Sot shënojmë Ditën e Eksodit Shqiptar – në kujtim të mbi një milion shqiptarëve të Kosovës që ishin detyruar dhunshëm të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe vendi ynë 23 vite më parë. Po aq e rëndësishme për Kosovën është edhe drejtësia për viktimat e saj, e cila deri sot, fatkeqësisht, akoma nuk ka ardhur. Është jetike që kjo histori e dhembjes, në përpjekjen tonë për liri, të mos harrohet asnjëherë. Po aq e rëndësishme për Kosovën është edhe drejtësia për viktimat e saj, e cila deri sot, fatkeqësisht, akoma nuk ka ardhur”, shkruan Krasniqi.