Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në pikë-kalimin kufitar të Jarinjes.
Mallrat janë gjetur në autobusin nga Serbia për në Kosovë, e ku kryesisht ishin veshmbathje për fëmijë.
Tutje, në njoftim thuhet se këto mallra janë konfiskuar menjëherë dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personit të përfshirë.
“Ky operacion është një tjetër sukses në përpjekjet tona për të luftuar kontrabandën dhe për të siguruar një treg të drejtë dhe të ligjshëm”, vijon njoftimi.