15 tetor 1836 – Në qytetin Lutzen të Gjermanisë erdhi në jetë filozofi i famshëm, Friedrich Nietzsche.
15 tetor 1917 – U pushkatua kërcimtarja holandeze, Mata Hari (Margaretha Geertruida), e cila ishte arrestuar nga francezët dhe kishte pohuar se i pati dhënë disa informacione shërbimit sekret gjerman.
15 tetor 1927 – Mustafa Kemal Ataturku filloi ligjëratën e tij 6-ditore në Kongresin 2. të Zakonshëm të Partisë Popullore Republikane (CHP). Ky fjalim u përmblodh në librin e titulluar “Ligjërata” (Nutuk).
15 tetor 1928 – Aerostati më i madh në botë, “Graf Zeppelin”, i cili qe nisur nga Gjermania, mbërriti në Nju-Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fluturimi në fjalë zgjati 111 orë.
15 tetor 1964 – Lideri i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushçov, u shkarkua nga posti teksa ishte me pushime. Ai u zëvendësua nga Leonid Brezhnevi.
15 tetor 1993 – Çmimi Nobel i Paqes i’u dha Presidentit të Afrikës së Jugut, De Klerk dhe liderit të Kongresit Kombëtar Afrikan, Nelson Mandela.
15 tetor 2003 – Si rezultat i zgjedhjeve të mbajtura në Azerbajxhan, Ilham Aliyevi u bë president i vendit duke pasuar babanë e tij, Heydar Aliyev.
15 tetor 2013 – Një tërmet 7,2 ballë Rihter shkaktoi vdekjen e 144 njerëzve në Filipine.
15 tetor 2017 – Kryeqyteti Mogadisho i Somalisë u bë skenë një prej sulmeve më të përgjakshme me bombë në botë, ku 276 veta mbetën të vrarë dhe 275 të tjerë u plagosën.