Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti: Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model

    Kurti: Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model

    Mihali i reagon Lushtakut: E pafalshme, PDK-ja ka sjellë në jetën publike njerëz si Samiu

    Mihali i reagon Lushtakut: E pafalshme, PDK-ja ka sjellë në jetën publike njerëz si Samiu

    Rritet interesimi i diasporës për zgjedhjet lokale

    ​Ky është numri i aplikuesve deri më sot nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së

    Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së

    Gërvalla në Vjenë, kërkon heqje të masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për su*lmin në Banjskë

    Gërvalla në Vjenë, kërkon heqje të masave ndaj Kosovës dhe drejtësi për su*lmin në Banjskë

    Ukraina u bën thirrje aleatëve që të mos e njohin Putinin si ‘presidentin legjitim’ të Rusisë

    Putini: Rusia nuk pajtohet me planin amerikan për përfundimin e lu*ftës

    Osmani pret kryetarin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt

    Osmani pret kryetarin e KQZ-së, kërkon proces zgjedhor të rregullt

    “New York Times” padit Pentagonin për “kufizim të lirisë së shprehjes”

    “New York Times” padit Pentagonin për “kufizim të lirisë së shprehjes”

    Durmishi inspekton punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë: Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm

    Durmishi inspekton punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë: Jemi në fazën finale të përmbylljes së këtij projekti shumë të rëndësishëm

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

    Dua feston ditëlindjen e 30-të, Dugi emocionon me fjalët ndërsa i publikon disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Dokumentet që rrodhën zbulojnë lidhjet e një serbi të Bosnjës me inteligjencën ushtarake ruse

01 Mars 2025, 10:37
në Kryesore, Lajme, RAJON
Dokumentet që rrodhën zbulojnë lidhjet e një serbi të Bosnjës me inteligjencën ushtarake ruse
Share on FacebookShare on Twitter

Në gusht të vitit 2023, një mercenar famëkeq serb i Bosnjës u shfaq në një program propagandistik rus, për të rekrutuar luftëtarë për luftën gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës, që Kremlini kishte nisur 18 muaj më parë.

“Dua t’i ftoj si rusët, ashtu edhe serbët”, tha në atë intervistë Davor Saviçiq, atëkohë i lidhur me grupin tashmë të zhdukur mercenar, Wagner, i cili luftoi në Siri dhe në Ukrainë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Njësia është duke operuar dhe do të vazhdojë të operojë”, tha ai.

Më herët, Saviçiq ishte i kujdesshëm me gazetarët, në lidhje me aktivitetet e tij në Rusi, duke u thënë vetëm se ishte një punëtor i thjeshtë ndërtimi, që jetonte jashtë Moskës.

Në intervistën për programin pro Kremlinit, Solovyov Live, ai pohoi se njësia e tij vullnetare “po nënshkruante një kontratë me Ministrinë [ruse] të Mbrojtjes”.

Por, një bazë e të dhënave që rrodhi nga spitali i Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe e siguroi Radio Evropa e Lirë, tregon se lidhjet e Saviçiqit me ushtrinë ruse, janë shumë më të thella se ato të një ndërtuesi të thjeshtë ose rekrutuesi vullnetar: ai është i listuar si kolonel i agjencisë së inteligjencës ushtarake – GRU.

Saviçiq, i cili u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar në nëntor për “destabilizimin e Ukrainës”, është mes qindra luftëtarëve të huaj të listuar në databazën në fjalë.

jo ka mbi 165.000 të dhëna individuale, të cilat ofrojnë informacione për viktimat që Moska i ka pësuar që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, tre vjet më parë.

Megjithatë, një vlerësim përfundimtar për të gjithë shtetasit e huaj që kanë shërbyer në forcat e armatosura të Rusisë, nuk ka.

Sipas vlerësimeve perëndimore, numri i viktimave ruse – qofshin të vrarë ose të plagosur – sillet në rreth 700.000.

Por, të dhënat që rrodhën, ofrojnë edhe një sërë provash për mercenarët e huaj të Rusisë – disa prej të cilëve u regjistruan për pagë, ndërsa të tjerë nën presion ose ranë pre e mashtrimeve.

Një analizë që u bëri REL-i të dhënave për shtrimet në spital, zbuloi se ushtarë të huaj nga dhjetëra vende – përfshirë Serbinë, Nepalin, Indinë, Kinën, Shri Lankën, Kubën e Kamerunin – janë trajtuar në spitalet ushtarake ruse midis shkurtit 2022, kur presidenti rus, Vladimir Putin, filloi pushtimin e Ukrainës, dhe mesit të qershorit, 2024.

Të dhënat që rrodhën

Baza e të dhënave u mor nga rreshteri Aleksei Zhilyaev, i cili komandonte një njësi evakuimi të ushtrisë ruse, por që nga ajo kohë iku në Francë, ku është duke kërkuar azil politik.

Analiza e REL-it identifikoi 165.584 të dhëna unike, përfshirë: emra, grada, data të pranimit në spital, data të daljes nga spitali, lloje të plagëve ose lëndimeve dhe njësi ku shërbenin ushtarët.

REL-i e filtroi dhe organizoi databazën, për të eliminuar të dhënat e dyfishta dhe gabimet.

Për të verifikuar vërtetësinë e tyre, REL-i, gjithashtu, krahasoi një nëngrup të të dhënave me informacionet e disponueshme publikisht, si postimet në mediat sociale apo raportet e mediave.

Emri i Saviçiqit në databazë është regjistrimi i parë i njohur nga Qeveria ruse që e identifikon atë si oficer të GRU-së.

Puna e tij në rekrutimin e mercenarëve të huaj anembanë globit, megjithatë, pak kuptohet.

Shtetas të Serbisë ose serbë të Bosnjës luftuan përkrah forcave ruse në Siri dhe Ukrainë edhe para pushtimit të shkurtit 2022, por diku nga fundi i vitit 2021 Saviçiq filloi të rekrutonte mercenarë për një njësi që ai e quante “Ujqër”.

Njësia e tij nënshkroi kontrata me një kompani fiktive ushtarake private, e quajtur Redut. Një hulumtim i Radios Evropa e Lirë zbuloi më vonë se ajo ishte një front i GRU-së për të rekrutuar luftëtarë për njësitë luftarake.

Sipas bazës së të dhënave, Saviçiq u trajtua për një plagë në shpatullën e djathtë, më 17 qershor të vitit 2022.

Se ku u plagos, nuk është e qartë, por, atëkohë, forcat ruse kishin nisur një sulm në Sjeverodonjeck, në lindje të Ukrainës, ndërsa forcat ukrainase po kundërsulmonin pranë Izjumit, në rajonin jugor të Harkut.

Davor Saviçiq

Saviçiq, i cili nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për komente, u lirua nga një spital në Moskë më 7 korrik të vitit 2022, tregojnë të dhënat.

REL-i konfirmoi se së paku pesë shtetas serbë të listuar në bazën e të dhënave, kanë luftuar në Ukrainë.

Rekrutimi i luftëtarëve të huaj të Rusisë

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina rekrutuan luftëtarë të huaj për luftë.

Punonjësit imigrantë në Rusi – ata nga Azia Qendrore, për shembull – ishin shënjestër e rekrutuesve ose zyrtarëve të migracionit, të cilët i detyronin të nënshkruanin kontrata për të luftuar – ndonjëherë edhe pa e ditur.

Në muajt pas pushtimit të shkurtit 2022, kur trupat ukrainase u shkaktuan humbje më të rënda seç pritej forcave ruse, komandantët rusë kuptuan se u nevojiteshin sisteme të reja rekrutimi e mobilizimi, për t’i rimbushur njësitë e zbrazura.

Mercenarët e Wagner-it u bënë një pjesë e dukshme e forcës. Ashtu u bënë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u joshën – fillimisht nga Wagner-i e më vonë nga vetë Ministria ruse e Mbrojtjes – për të luftuar në këmbim të lirisë.

Në shtator të vitit 2022, Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve të vendit, duke grumbulluar rreth 300.000 burra për luftë.

Në prill të vitit 2024, Ministria britanike e Mbrojtjes raportoi se të huajve që pranonin të shërbenin në ushtrinë ruse, u premtohej një pagë mujore prej 2.200 dollarësh dhe një pasaportë ruse.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zhilyaev tha se disa luftëtarë të huaj morën deri në 640.000 rubla, apo 7.400 dollarë në muaj, në mes të vitit 2024. Kjo shumë ishte tri herë më e lartë se ajo për ushtarët e rregullt rusë.

Zhilyaev tha se këtë shifër e mësoi nga një ushtar i huaj.

Nga vijnë mercenarët e huaj të Rusisë?

Zhilyaev i tha Radios Evropa e Lirë se ai takoi disa ushtarë të huaj gjatë kohës së tij me Brigadën e 144-të në lindje të Ukrainës – në mes tyre edhe një mercenar kinez, i cili për tetë vjet shërbeu si snajperist në vendin e tij.

“Pas shtrimit në spital, ai u hodh në togën tonë të dytë – batalionin rezervë”, tha Zhilyaev.

“Ai nuk fliste rusisht, i dinte vetëm dy fraza: ‘Ushtria ruse është e pështirë’ dhe ‘Përshëndetje, jam i lodhur nga ju’”, rrëfeu Zhilyaev.

Në total ishin pesë shtetas kinezë që shërbenin në Regjimentin 254, sipas tij.

Një tjetër shtetas kinez, i listuar në bazën e të dhënave, ishte 36-vjeçari Duan Wei, i cili u shtrua në spital në tetor të vitit 2023, me disa plagë nga predhat, dhe u lirua muajin pasues.

Në disa mesazhe dërguar Radios Evropa e Lirë, Duan konfirmoi se ishte shtetas kinez dhe se kishte luftuar në Ukrainë, por refuzoi të jepte detaje të tjera.

Të tjerë të huaj – prania e të cilëve në forcat e armatosura ruse është mirë e dokumentuar – janë nga Nepali.

Sipas një përllogaritjeje, deri në 15.000 burra nepalezë iu bashkuan luftës ruse – kryesisht të joshur nga pagat dhe pasaporta.

Të dhënat që rrodhën nga spitali, zbuluan se së paku disa dhjetëra ushtarë nepalezë janë trajtuar në objektet mjekësore ushtarake.

Disa prej tyre, madje, postuan fotografi dhe video në rrjetet sociale. Mes tyre edhe Pahari Prakash, i cili luftoi në Divizionin e 98-të Ajror.

Duke folur për REL-in, Zhilyaev kujtoi edhe një grup luftëtarësh nepalezë që shërbenin në Batalionin e 283-të të Rezervës.

Ai e cilësoi këtë njësi si “të pamenaxhueshme”.

“Oficerët më thanë se edhe nëse u drejtoheshin në anglisht, ata nuk do t’i ndiqnin urdhrat. Ata, thjesht, bënë një lloj budallallëku”, u shpreh Zhilyaev.

Një shembull i qartë se sa keq të inkorporuara ishin trupat nepaleze, sipas Zhilyaevit, ndodhi më 20 janar, 2024, kur një njësi nepaleze u dislokua dhe u përball me një njësi tjetër ruse, e cila kërkonte një fjalëkalim si një masë sigurie operacionale.

Por, njësia nepaleze nuk fliste rusisht dhe, për pasojë, grupet u përleshën deri në plagosje, tregoi Zhilyaev.

Ndërsa ishte në spital, Prakash postoi një video në llogarinë e tij në TikTok, që tregonte edhe shtetas të tjerë të huaj, përfshirë një burrë nga Kuba dhe një nga Gana, të cilin ai e cilësoi si “mikun e tij më të mirë”.

“Në ushtrinë ruse, ne jemi të gjithë si një”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Një tjetër ushtar nepalez, Ramchandra Khadka, është gjithashtu i listuar në bazën e të dhënave, pas shërbimit në një bazë ushtarake ruse në Abkhazi – rajon separatist i Gjeorgjisë, ku Rusia ka një kontingjent forcash.

Ai u plagos në fund të vitit 2023, pas luftimeve pranë Bahmutit – një qytet lindor i Ukrainës, i cili u pushtua nga forcat ruse në maj të vitit 2023.

Khadka i tha CNN-it, vitin e kaluar, se ai iu bashkua ushtrisë ruse për shkak të mungesës së mundësive për punë në Nepal, por se i vinte keq për vendimin e tij.

“Nuk ishte vendim i duhur. Ne nuk e kuptuam se do të dërgoheshim aq shpejt në vijën e parë të frontit dhe sa e tmerrshme ishte situata”, tha Khadka.

Indianët përbëjnë gjithashtu një numër të konsiderueshëm ushtarësh të plagosur e të trajtuar në spitalet ushtarake, tregojnë të dhënat e rrjedhura.

Gupreet Singh, 21-vjeçar, u fut në njësinë e mbrojtjes territoriale të Regjimentit 291. Ai u shtrua në spital në prill të vitit 2024, pasi kishte pësuar një mpiksje gjaku, që e la pjesërisht të paralizuar.

Një muaj më herët, një gazetë indiane citoi familjen e Singhut të ketë thënë se ai ishte detyruar ta nënshkruante kontratën ushtarake gjatë pushimeve në Rusi për festat e Vitit të Ri.

Në shtator, Singh duket se u kthye në shtëpi në Indi, ku u tha fshatarëve lokalë se ishte arratisur nga spitali ku ishte trajtuar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme indiane tha se mbi 125 shtetas indianë kanë luftuar në Rusi – shumica e të cilëve kanë pretenduar se janë mashtruar për nënshkrimin e kontratave.

Prej tyre, 12 janë konfirmuar të vdekur dhe 16 janë të zhdukur, tha ministria më 17 janar.

Qindra njerëz të listuar në bazën e të dhënave që rrodhi, kanë emra të dukshëm latinë ose hispanikë.

Shumë prej tyre janë kubanë që janë regjistruar, ose janë detyruar të regjistrohen në ushtrinë ruse.

Sipas një hulumtuesi kuban, rreth 5.000 kubanë mund të luftojnë përkrah trupave ruse.

Deri vitin e kaluar, përkrah tyre luftoi edhe Frank Dario Yarossey Manfuga, një mësimdhënës 36-vjeçar, i cili u përfshi në luftë në janar të vitit 2024 dhe shërbeu derisa u kap nga forcat ukrainase tre muaj më vonë.

Në një intervistë për Skemat – njësinë hulumtuese të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë – Manfuga tha se ishte mashtruar për nënshkrimin e një kontrate që nuk e kuptonte, shkruan Radio Evropa e Lirë.

. “Kurrë nuk kam dashur të vras dikë. Kurrë nuk kam dashur të marr pjesë në luftë. Unë kam familje”, tha Manfuga. /REL

Etiketat: BosnjainteligjencaRusia
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Frikë nga Rusia? NATO kërkon 40.000 ushtarë shtesë nga Gjermania

6 muaj më parë
Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

Konflikti me Rusinë, Europa “blindon” Detin e Zi

6 muaj më parë
Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

Zelensky: Rusia i ka mbledhur 50.000 trupa për një ofensivë kundër Ukrainës

6 muaj më parë
Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

Projektligji i Senatit Amerikan mund të shk*atërrojë Rusinë, por edhe të dëmtojë BE

6 muaj më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH