Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha e ka komentuar takimin e djeshum ndërmjent Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Kosova Post.
Ai ka thënë se drafti franko-gjerman u harrua nga negociatorët sepse Vuçiçi nuk e nënshkroi.
“Drafti franko-gjerman u harrua nga negociatorët sepse Vuçiçi nuk e nënshkroi.
Albin Kurti refuzoi asociacionin dhe jo planin franko-gjerman”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Republikë serbe kërkon Serbia. Por këtë kërkesë po përcjellin edhe Borrelli dhe Lajçaku. Këta nuk kërkuan të respektohet drafti franko-gjerman i marrëveshjes.
Drafti franko-gjerman u harrua nga negociatorët sepse Vuçiçi nuk e nënshkroi.
Albin Kurti refuzoi asociacionin dhe jo planin franko-gjerman.
Pra, negociatorët bashkë me Vuçiçin nuk janë dakort me planin franko-gjerman.
Ata që nuk e njohin Kosovën duan një tjetër republikë serbe në Ballkan, por nuk duan normalizim.
Kryeministri i Kosovës është me planin franko-gjerman të normalizimit. Ndërsa negociatorët dhe Vuçiçi me planin rus të shtimit të zonave hibride serbe.
























