Që nga prilli i këtij viti Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kanë zgjedhur Petrit Ajetin për Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, shkruan KosovaPost.
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti do të raportoj sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Deputetët e këtij komisioni ku pritet të raportojë drejtori i AKI-së, do të mblidhen në ora 10:00.
Rendi i ditës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë:
Miratimi i rendit të ditës
Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 08.12.2021
Raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti;
Të ndryshme.