Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare me bashkëpunëtorë, dje kanë pritur në takim pune zyrtarë nga Departamentin Amerikan për Energji Atomike, transmeton KosovaPost.
Sipas komunikatës për media, Departamenti Amerikan për Energji Atomike, që nga viti 2016 e mbështet Policinë e Kosovës (Departamentin për Kufi) me pajisje dhe trajnime për luftimin e kontrabandës bërthamore, shkruan Arbresh.info.
“Qëllimi i takimit ishte njoftimi nga afër me punën e Policisë së Kosovës (Njësisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamor), në luftimin e kontrabandës së materieve bërthamore, përdorimi i pajisjeve që posedon Policia e Kosovës-Njësisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamor.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare me ekipin e tij, i falënderoi mysafiret për mbështetjen e dhënë, pastaj i njoftoi me nevojat e Policisë së Kosovës në luftimin e kontrabandës në përgjithësi dhe të kontrabandës bërthamore në veçanti.
Në njoftim thuhet se mysafiret nga Shtetet e Bashkuara, premtuan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të ndihmojnë Policinë e Kosovës.