Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se situata në lindje të Ukrainës, afër Toretsk, është e vështirë, mes përparimeve ruse në rajon.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se ka pasur 14 përleshje luftarake të raportuara në zonën e Toretsk dhe 34 në sektorin e Pokrovsk që nga fillimi i ditës, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Rusia ka dërguar më shumë trupa në Pokrovsk sot, sipas ushtrisë ukrainase, për të mbështetur ofensivën atje, sipas kësaj ushtrie, me sa duket në një përpjekje për të përfituar nga momenti.