Trajneri i Xhudos, Driton Kuka ka folur pas medaljes së bronztë të Distria Krasniqit në Botërorin që po mbahet në Uzbekistan.
Kampionia olimpik sot ja solli Kosovës edhe një medalje nga arena ndërkombëtare.
Kuka përmes llogarisë së tij në Facebook, është shprehur i lumtur me paraqitjen e Distrisë. Ai thotë se nxënësit e tij po e bëjnë krenar me sukseset që po arrijnë tash e dy dekada.
“Medalja e shtatë për xhudon nga Kampionatet Botërore! Distria sot si gjithmonë në krye të detyrës. Një anulim i çuditshëm i hudhjes së saj kundër Anglezes në gjysëmfinale e ndalën nga finalja e madhe! Përndryshe krejt luftat ishte dominante në çdo aspekt. Por ajo mori forcë dhe për medalje ishte pa asnjë gabim kundër Izraelites Gefen. Sporti i xhudos po vazhdon tutje e mua nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada”, ka shkruar Kuka.