Dua Lipa ka forcuar pozicionin e saj si një nga artistet më të mëdha të muzikës pop, pasi dyfishoi pasurinë e saj në pothuajse 50 milionë funte (58.5 milionë euro) të hyra vjetore.
Këngëtarja e hitit “One Kiss” ka grumbulluar përgjatë këtij viti jo më pak se 47.2 milionë funte (55.2 milionë euro), nga gjithsej 24.5 milionë funte (28.6 milionë euro) sa kishte fituar përgjatë vitit 2020.
Ajo grumbulloi të hyra vjetore prej 22.7 milionë funtesh (26.5 milionë euro) vitin e kaluar – ekuivalenti me 1.9 milionë funte (2.2 milionë euro) në muaj, ose 62,200 funte (72,800 euro) në ditë, shkruan The Sun.
Karriera e këngëtares ka kaluar nga forca në fuqi, me këngën e saj “Levitating”e cila u emërua kënga numër 1, në listat amerikane të vitit 2021.
“Levitating” është pjesë e albumit të saj të dytë në karrierë, “Future Nostalgia”, i cili ishte albumi më i shitur i vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo gjithashtu ka pasur marrëveshje fitimprurëse nga reklamat me kompaninë e ujit “Evian” dhe atë të parfumeve “Yves Saint Laurent”.
Dua, e cila ka lindur në Londër, do të nisë turneun e saj “Future Nostalgia” në Miami në muajin shkurt – turne i cili u vonua për shkak të pandemisë COVID-19.