Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij për revistën e njohur Time, ka folur për politikat që do të ndjekë nëse rizgjedhet president, transmeton Kosova Post.
Duke folur me redaktorin politik të Time, Eric Cortellessa, Trump deklaroi se do të ndjekë një politikë më agresive për shumë çështje kur të fitojë zgjedhjet presidenciale në nëntor.
Në intervistën e publikuar dje, Trump deklaroi se e konsideronte të pamundur një zgjidhje me dy shtete në luftën e Gazës dhe bëri këto deklarata:
Dikur mendova se zgjidhja me dy shtete mund të funksiononte. Por kjo tani duket shumë, shumë e vështirë. Kjo në fakt do të jetë shumë më e vështirë për t’u arritur.
Ndërsa Trump nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të ndalonte ndihmën ushtarake të dërguar në Izrael nëse zgjidhej, ai tha se i konsideronte të justifikuara kritikat ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili nuk mundi të parandalonte sulmet e 7 tetorit.
Lideri i republikanëve foli edhe për emigrantët që qëndrojnë pa dokumente: “Këta nuk janë civilë. Këta janë njerëz që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë”.
Të djathtët radikalë dhe mbështetësit e Trump në SHBA bastisën ndërtesën e Kongresit më 6 janar 2021, ku u mbajt seanca për të konfirmuar rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020.
Trump la të kuptohet se një skenar i tillë mund të ndodhë përsëri nëse humbet nga rivali i tij, presidenti amerikan Joe Biden, dhe tha:
Mendoj se do të fitojmë. Sigurisht, nëse nuk fitojmë, situata do të ndryshon në Amerikë. Gjithmonë varet nëse zgjedhjet mbahen të drejta apo jo.
Dhe, nëse këto zgjedhje nuk i fitoj, nuk jam i sigurt nëse do të këtë zgjedhje tjera ndonjëherë në këtë vend”.
Ish-presidenti shtoi se ai do të “mendonte patjetër” amnistinë për ata që shpallen fajtorë për bastisjen e Kongresit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga KosovaPost nuk lejohet pa përmendur burimin./KosovaPost/