Një i burgosur është rrahur nga dy të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur të marten në Burgun e Dubravës.
Kështu tha zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Gashi tha se reagimi i stafit korrektues ka qenë i menjëhershëm, të cilët i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe e kanë vënë nën kontroll situatën.
“Për rastin janë njoftuar Policia, i burgosuri i lënduar ka marr ndihmën mjekësore, ndërsa dy të burgosurit tjerë janë veçuar dhe ndaj tyre do të merren masa konform shkeljeve ligjore”, tha Gashi.
Ai theksoi se të burgosurit nuk kanë pasur lëndime të rënda.
“Për momentin nuk dihet motivi i përleshjes”, shtoi ai.