Zëvendësministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka udhëtuar drejt rrugës për në Pejë, për të parë aksionin e Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës, i cili është duke u zhvilluar për dyshimin e dallavereve të patentë shoferëve.
Derisa, Durmishi ka thënë se me datë 2 shkurt në një konferencë për media, ka paraqitur të gjitha të gjeturat që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentë shoferë.
“Aktualisht ndodhem rrugës për vizitat e zakonshme që i bëjmë në teren dhe posa mora lajmin se në Pejë, ka ndodhur arrestime të zyrtarëve të cilët kanë punuar më parë në njësinë për patentë shoferë në Pejë. Ne me kohë i kemi denoncuar këto raste dhe me datën 2 shkurt kemi mbajtur në një konferencë për media, ku i kemi paraqitur të gjitha të gjeturat tona që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin në njësinë për patentë shoferë në Pejë“, ka thënë Durmishi.
Tutje, Durmishi thotë se është pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ku derisa shpreson se personat të cilët janë përfshirë në këtë keqpërdorim të detyrës të dënohen.
“Shpresoj se të gjithë ata që janë përfshirë t`a marrin dënimin e merituar, ne jemi të pakompromis në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe unë sot gjatë ditës do t`a bëjë një vizitë në Qendrën për Patentë Shoferë në Pejë, për të parë se atje puna po zhvillohet normalisht dhe pa asnjë pengesë“, ka deklaruar Durmishi në një video të publikuar në Facebook“, tha Durmishi.
Ndryshe, lajmin për teve1.info e ka konfirmuar, kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj. Ai ka thënë se në krye të këtij aksioni është Valbona Gjocaj.
Aksion i ngjashëm nga organet përgjegjëse ishte zhvilluar edhe para disa ditësh në rajonin e Pejës, ku edhe kishte rezultuar me arrestimin e disa personave.