Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Çlirimi” në Mitrovicën e Veriut.
Të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt
“Rr. Çlirimi, Mitrovicë Veri 29.04.2024 – 11:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare. Sipas ankuesit, i njëjti ishte në prokurori lidhur me një rast ku ishte i pandehur. Të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.