Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krenare me dy kosovarët, Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi, që kanë diplomuar në akademinë ushtarake amerikane West Point, si njëra prej akademive më prestigjioze në botë.
Ndërsa njofton për suksesin e të diplomuarve, presidentja Osmani shprehet se përkushtimi dhe puna e dy kosovarëve kanë dhënë rezultat dhe se Kosova është krenare për ta.
Presidentja , gjithashtu ndihet krenare për faktin se në ceremoni për të uruar të diplomuarit ishte edhe presidenti i SHB-asë Joe Biden.
Ndërsa në mesin e të diplomuarve shpreh Osmani ishin edhe Andrini dhe Vesa të cilët tha ajo do të kthehen në Forcën e Sigurisë së Kosovës për të shërbyer dhe për ta mbrojtur Kosovën.
“Ja si duket ekselenca!”, shprehet Osmani.